Gattuso me dhimbje koke, dëmtohet Zapata
Pëlqej
Mbrojtësi i Milanit Cristian Zapata rrezikon që të mungojë një muaj shkaku i një lëndimi në ije.

Zapata u largua pas 14 minutave lojë në fitoren e Milan kundër Genoas të hënën, kurs kuqezinjtë kanë konfirmuar që kolumbiani “ka lënduar muskujt e bicepsit femoris në ijën e djathtë”.

Për më shumë detale pritet që të bëhen testet “brenda dy javëve”, një gjë që tregon se 32 vjeçari pritet që të mungojë në dy ndeshje kruciale të Milanit, kundër Napolit në kupë dhe kundër Romës në Serie A.

Siç raporton Sport Mediaset, Milan pritt që në këtë ndeshje të startojë me Alessio Romagnoli dhe me Mateo Musacchio në qendër të mbrotjes gjatë ndeshjes kundër Napolit të shtunën në San Paolo. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori