Milani fitoi me goleadë 5-2 ndaj Dundelange në ndeshjen e parafundit të ‘’Europa League’’ edhe pse më parë e kishe siguruar kualifikimin, shkruan Albeu.com.
Trajneri Genaro
Gattuso pranoi vështirësinë e sfidave të tilla, por edhe tensionin që e karakterizoi gjatë këtij takimi, ndërsa vlerësoi reagimin e
skuadrës, që arriti të përmbysë disavantazhin, duke shënuar edhe 4 gola të tjerë.
“Jam gjithmonë në tension kur luajmë ndeshje të tilla, sepse nuk ka sfida të lehta. Janë skuadra që kanë një ritëm të mirë për 50 minuta, dhe më pas në fund vuajnë. Më pëlqeu
reagimi i
skuadrës”, shprehet
Gattuso.
“Kemi një ndeshje me
Parmën në fillim, më pas do mendojmë për ndeshjen me Olympiacosin. Kemi ende kohë, por gjëja më e rëndësishme është të rikuperojmë energjitë. Nuk dua të flas tani për ndeshjen e Athinës”, perfundoi
trajneri kuqezinjve. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2018,
ora 09:39