Gattuso: Mendoj se ishte sezon shumë pozitiv
Trajneri i Milanit, Gattuso, foli për DAZN pas Spal-Milan, duke komentuar fundin e sezonit, që sipas tij nuk është dështim.

"Trajnerët i gjykojnë drejtuesit e klubit, do të takohemi këto ditë. Mendoj se diçka të mirë e kemi bërë, i bëj komplimente stafit tim.

"Ndonjë gabim e kemi bërë, por nuk njoh trajner që nuk gabon. Mendoj se ishte një sezon shumë pozitiv.

"Pengu i vetëm? Humbëm lojën tonë në muajt e fundit, sepse në fillim të pranverës ishim në formë të shkëlqyer. Megjithatë, mendoj se puna ime ka qenë e mirë. Gjithsesi, kjo varet nga klubi, të shohim çfarë do të vendosë". /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2019, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori