Gattuso: Milan në AND-në time
Skuadra e Milanit fitoi ndeshjen e fundit në Serie A përballë Sasuolas duke bindur si në lojë ashtu edhe në rezultat. Katër golat e shënuar nga kuqezinjtë kanë dhënë një tjetër fytyrë kuqezinjve. I lumtur shfaqet edhe trajneri Gattuso të cilin vazhdimisht e kanë mbërthyer kritikat. Në një intervistë të dhënë për faqen e UEFA-s, Gatuso tha se ndjen shumë për këtë skuadër pasi ka luajtur për shumë vite aty.

“Kam kaluar shumë vite këtu dhe ndjej gjithçka për këtë skuadër. Tashmë përgjejgësia është shumë e madhe pasi jam trajner dhe nën drejtimin tim skuadra duhet të korr suksese. Ka qenë gjithmonë ëndërra imë që të drejtojta Milanin. Për këto ngjyra unë mund të punoj si president, magazinier apo edhe si kujdestar”. Tha Gattuso.
/albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori