Gattuso ndihet i turpëruar nga humbja me Beneventon, u kërkon falje tifozëve
Pëlqej
Milani u mposht nga Benevento me rezultat minimal 1-0. Kjo ishte hera e dytë që kuqezinjtë i dhurojnë pikë ekipit të Gjimshitit ku duhet theksuar dhe barazimi në fazën e parë me anë të portierit.

Humbja ka bërë Gattuson të hidhërohet dhe nervozohet tejet shumë duke kritikuar futbollistët kuqezinj.

“Është e qartë që ekipi ka një rënie në formë. Kur luani pa shpirt, ju turpëroheni në këtë formë”, tha trajneri për Mediaset Premium.

“Unë jam njeriu i parë përgjegjës, por kur e analizojmë lojën më vonë, alibi nuk do të kemi. Kur luani kundër një skuadre si Benevento, që luan futboll të mirë edhe nëse janë në fund të tabelës, nuk mund të luajmë pa vendosmëri apo shpirt”.

“Nuk kishte rëndësi nëse luajtëm me dy, tre ose katër sulmuese, sepse nuk e kishim fuqinë psikologjike për të ndonjë gjë”.

“Duhet t’iu kërkojmë ndjesë tifozëve, sepse ne veshim një fanellë prestigjioze dhe nuk mund të kemi më mbrëmje të turpshme si kjo”, tha Gattuso. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori