Gattuso në ankth për sfidën me Alkmar, i friksohet një historie si ajo me Genoan
Napoli do të përballet ditën e nesërme në kuadër të Ligës së Europës, ku do të presë në shtëpi holandezët e AZ Alkmar.
Në
radhët e kundërshtarëve ka shumë futbollistë të infektuar me Koronavirus, ndaj edhe ndeshja mbetet në dyshim deri në momentin e fundit.
Ndërkohë, në konferencën për shtyp edhe trajneri Genaro
Gattuso është shprehur se ndjehet i shqetësuar dhe ka merak se mos përsëritet skenari si në ndeshjen me
Genoan, ku më pas pati të infektuar në
radhët e napolitanëve.
"Ne hedhim në fushë gjithnjë skuadrën më të mirë. Shpresojmë të mos humbasim futbollistë të tjerë si pasojë e COVID-19. Ka ndrojtje për këtë takim, ka shqetësim sepse e pamë se çfarë ndodhi me
Genoan. Por, në këtë moment futbolli po humbet shumë dhe është detyrë e jona ta çojmë përpara. Pastaj është normale të ketë shqetësim", u shpreh
Gattuso.
Shtuar më 21/10/2020,
ora 15:30