Gattuso në fije të perit, shansi fundit është ndaj Spalit
Genaro Gattuso është një hap larg shkarkimit nga Milani. Kuqezinjtë do të luajnë nesër në San Siro ndaj Spalit dhe në rast se nuk arrihet fitorja ai do të shkarkohet menjëherë, duke mbyllur aventurën në vitin 2018 në mënyrë të turpshme me Milanin, shkruan Albeu.com

Emrat kryesorë për të zëvendësuar Gattuson janë disa si Conte, Wenger, Donadoni dhe Guidolin. Por më favoriti për të marë drejtimin e Milanit është Antonio Conte i cili është pa punë që prej 6 muajsh që pas shkarkimit ng Chelsea.

Ndërkohë në 4 ndeshjet e fundit Milani nuk ka shënuar asnjë gol teksa kanë humbur dhe vendin e katërt vend i cili të dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

Në ambientet e klubit shpresojnë se sfida kundër SPAL-it do të jetë ajo e kthesës, pasi një tjetër hap fals, do të ishte i patolerueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2018, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori