Gattuso: Nuk ka funksionuar asgjë sot
Gennaro Gattuso, trajneri i Milan-it, ka analizuar eliminimin nga Kupa e Italisë për "Milan TV".

"Nuk ka funksionuar asgjë sot, kemi patur vështirësi në të dy fazat e lojës. Në pjesën e parë nuk kemi rrezikuar, në të dytën ia kemi falur fushën kundërshtarit", ka thënë Gattuso.

"Ka qenë një paraqitje për t'u harruar. Kam parë një qëndrim shqetësues nga ana e ekipit, e kam parë edhe nga goli i pësuar. Kemi shumë vështirësi në aspektin psikologjik dhe fizik, kjo duket".

Për Caldara-n: "Ka bërë një ndeshje të mirë, kishte nevojë për një mundësi dhe e ka shfrytëzuar mirë".

Për Piatek: "Problemi nuk është Piatek apo topat e paktë që merr, por është gjithë skuadra. Kur nuk gjenim sulmuesit, i kemi lënë shumë hapësira kundërshtarit për të kundërsulmuar. Është një problem i të gjithëve".

Ndeshja me Torino-n: "Kemi marrë një goditje, sot kemi zhgënjyer edhe tifozët tanë që ishin të shumtë. Do të rikuperojmë energjitë dhe më pas do të shkojmë të luftojmë në Torino". /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2019, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori