Gattuso nuk përmbahet pas humbjes me Interin: Vetëm në Itali ndodh kjo
Çfarë i keni thënë arbitrit Massa në fundin e ndeshjes?

Kjo ka qenë një nga pyetjet që i janë bërë Gennaro Gattusos, trajner i Napoli-t, pas humbjes me Inter-in.

"I kam thënë Massas se dy minuta para kartonit të kuq i keni bërë komplimentet Insignes dhe dy minuta më vonë e nxjerr jashtë", ka thënë Gattuso për Sky.

"VetëmItali ndodh kjo gjë, sepse një lojtar të shan për një penallti të dyshimtë. Në Angli nuk ndodh asgjë nëse thua fuck off, vetëmItali përjashtohen lojtarët për një gjë të tillë".

"Atëherë, kur isha unë futbollist duhet të luaja një ndeshje po dhe një jo? Një e sharë pas një penalltie është e pranueshme, nuk mund ta nxjerrësh nga ndeshja një lojtar dhe ta lësh ekipin me dhjetë lojtarë. VetëmItali ndodh".
Shtuar më 17/12/2020, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori