Gattuso paralajmëron lojtarët: Të gjithë duhet të jepni gjithçka në stërvitje
Pëlqej
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka paralajmëruar lojtarët se do të luajnë dhe do të zënë vend në skuadër vetëm ata që stërviten fortë dhe me profesionalizëm.

Ai këto komente i bëri pas fitores dramatike kundër Chievos 3-2 ku golin e tri pikëve e realizoi sulmuesi portugez, Andre Silva, në minutën e 82'-të.

Me këtë deklaratë Gatusso iu referua lënies në shtëpi Nikola Kalinicit, i cili nuk ishte ftuar në këtë ndeshje për shkak të mos seriozitetit në stërvitje.

“Kam 25 lojtarë dhe për të gjithë vlen e njëjta gjë. Gjatë dy orëve në stërvitje, ata duhet të japin gjithçka. Dua të shoh profesionalizëm dhe përkushtim në fushë. Kushdo që nuk stërvitet mirë, qëndron në shtëpi. Çdo ndeshje luajmë për diçka të rëndësishme, për ne të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme”, ka deklaruar Gattuso pas fitores ndaj Chievos. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori