Gattuso pranë shkarkimit, Napoli e ka gati zëvendësuesin
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, është pranë shkarkimit nga klubi pas rezultateve jo të mira këtë sezon.

Sipas të përditshmes Corriere dello Sport, Gattuso është pranë shkarkimit nga klubi napoletan dhe se tashmë Rafa Benitez është opsioni më real për zëvendësimin e tij.

Gazetari italian, Antonio Giordano nga Corriere dello Sport, thotë se Rafael Benitez do të jetë gati të marrë drejtimin e Napolit.

Sipas gazetarit, aventura e Gattusos është afër fundit, me presidentin De Laurentiis që pati pritshmëri të mëdha për sezonin e tanishëm dhe rezultatet e fundit kanë treguar që kjo gjë mund të rrezikohet.

Edhe tekniku spanjoll është i lirë, pas ndërprerjes së kontratës me klubin kinez, Dalian.

Benitez kishte fituar Coppa Italiana në vitin 2013 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2014
Shtuar më 25/01/2021, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori