Gattuso rrezikon shkarkimin pas humbjes turpëruese ndaj Torinos
Gennaro Gattusos rrezikon seriozisht shkarkimin pas humbjes turpëruese të së dielës ndaj Torinos duke ia vështiresuar skuadrës rrugën për në Champions.

Milani u eliminua nga Kupa e Italisë në mesjavë, pasi Lazio e mposhti 1:0 në gjysmëfinale, dhe tani ka rënë edhe nga pozita e katërt në të gjashtën në Serie A. Por edhe më keq, Milani do të bjerë në vendin e shtatë nëse Atalanta e mposht Udinesen sot.

Sky Sport Italia, La Gazzetta dello Sport dhe MilanNeës.it raportojnë se klubi është duke menduar seriozisht për ta shkarkuar Gattuson.

Kanë mbetur vetëm edhe katër javë deri në përfundim të kampionatit italian, dhe siç qëndrojnë gjërat, Milani rrezikon të mos kualifikohet fare në garat evropiane.

Raportohet se drejtorët Ivan Gazidis, Leonardo dhe Paolo Maldini kanë mbajtur një takim 90 minuta pas përfundimit të ndeshjes
Shtuar më 29/04/2019, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori