Gattuso: Shpresoj që Higuain të mos largohet
Pëlqej
Gennaro Gattuso shpreson që Gonzalo Higuain të qëndrojë te Milani sa më gjatë që është e mundur.

Argjentinasi është në formë të huazimit nga Juventusi me opsion blerje në fund të këtij ssezoni por spekulimet ekzistojnë se ai mund të largohet nga Milani dhe të kalojë te Chelsea gjatë merkatos së Janarit.

"Higuain e ka treguar vetën mirë", ka deklaruar Gattuso.

"Shpresoj që ai të qëndrojë këtu sa më gjatë që është e mundur, nëse nuk ndodh kështu do të shohim. Nuk do të jetë problem për mua". shtoi trajneri kuqezi.

Ndërkohë Higuain ka shënuar 8 gola për Milanin në 6 muajt e parë të tij me fanellën kuqezi.

Shtuar më 12/01/2019, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori