Gattuso shumë afër skuadrës së madhe italiane
Genaro Gattuso pritet të bëhet shumë shpejt me punë të re.

Ish trajner i Milanit, sipas ‘CalcioNapoli24’, Gattuso mund të bëhet trajner i Napolit.

Gattuso do të jetë trajneri i ri i Napolit nga e mërkura, duke e zëvendësuar Carlo Ancelottin”, shkruan ky medium.

Skuadra e Napolit po kalon në njëformë të dobët këtë edicion dhe aktualisht gjendet në pozitën e 7-të me 21 pikë.

Gattuso ishte larguar nga Milani në fund të edicionit të kaluar pas dështimit për ta kualifikuar klubin kuqezi në Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 09/12/2019, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori