Gattuso: Tani vjen më e vështira
Pëlqej
Vendi I parë në kampionat, kualifikimi I arritur me një ndeshje përpara akoma për të luajtur. Në zemër të një moment të mirë për Milanin vjen edhe paralajmërimi I një njeriu si Gattuso, si një lider skuadre. “Tani vjen e vështira, të gjitha skuadrat që do na kenë përballë do e dinë se po luajnë me vendin e parë dhe do të japin maksimumin. Ne po luajmë mirë dhe të motivuar, për më tepër kemi jashtë fushe Pirlon , që për mua është futbolli. Duhet të kesh edhe fat, për shembull kundër Auxerre ne nuk bëmë një lojë të mirë por luajtëm mirë dhe kishim dëshirë për të fituar ndeshjen. Nëse ka motivacion askush nuk është I domosdoshëm, aq më pak unë”, përfundon Gattuso.(albeu.com)
Shtuar më 25/11/2010, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori