Gattuso thërret Del Pieron te Ofl Kreta
Pëlqej
Sipas medias greke, Alessandro Del Piero ka marrë në orët e fundit një tjetër ofertë për të luajtur një tjetër sezon të rregullt. Pas indianëve të Dinamo Delhit dhe hungarezëve të Honvedit, që i ofrojnë fanellën e tërhequr të legjendës Ferenc Puskas, së fundmi edhe OFI Kreta ka gati një ofertë me të njëjtat shifra si ajo që përfitonte te Sidney (2 milionë dollarë në vit).

Fakti që formacioni grek stërvitet nga një prej miqve më të mirë të "Pinturichios", Gennaro Gattuso, burimet helene besojnë se brenda pak orësh mund të ngrihet në këmbë një tratativë që mund të lërë pas konkurrentet për sulmuesin 39-vjeçar.

Vetë Gattuso ia ka këshilluar Del Pieron drejtuesve të tij dhe kontaktet kanë nisur.



Shtuar më 28/08/2014, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori