Gattuso tregon si mund ta ndalë Ronaldon
ronaldo
Këtë të dielë do të luhet ndeshja e shumë pritur me skuadrës së Milanit dhe Juventusit. Një ndeshje që do të kryqëzojë para ekranit me miliona tifozë në mbarë botën. Vëmendja kryesore në këtë takim do të jetë e përqendruar te ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Trajneri i Milanit, Gattuso bëri të ditur se si mund të ndalet portugezi.

“Kemi Kessie në ekipin tonë, ai mund ta ndalë Ronaldo-n. Mund ta ndalësh me organizim të mirë.

Por Juventus është plot me kampionë dhe i fortë në çdo aspekt. Bashkë me Barcelona-n, bardhezinjtë janë skuadra më e mirë në Europë. Ronaldo është një vlerë e shtuar”, tha Gattuso. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2018, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori