Gatuso tërbohet me Manaj-n: Nuk po luajmë kalçeto me miqtë!
Ivan Gennaro Gattuso ka ndëshkuar Rey Manajn për shkak se nuk ka respektuar rregullat e vendosura prej tij. Ish-lojtari i Milanit, ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja egoiste e 20-vjecarit në seancat stërvitore të javës, duke mos e grumbulluar për takimin me Trapanin në trasnfertë.

“Unë nuk jam këtu që të shoh lojtarët të luajnë në ndeshje sipas dëshirës së tyre. Nuk po luajmë në kalçeto me miqtë. Duhet respektuar puna që bëhet gjatë javës, sepse disa stërmundohen për skuadrën ndërsa të tjerët e interpretojnë lojën siç kanë qejf, dhe kjo nuk shkon.

Po i afrohemi fundit të sezonit dhe nuk mund të toleroj më asnjë. Nëse nuk shoh te dikush grintën, përkushtimin dhe përulësinë, atëherë e lë në shtëpi. Për shembull, sot nuk kam grumbulluar Manajn. Do të qëndrojë në shtëpi”, u shpreh Xhenaro Gatuzo.
Shtuar më 26/03/2017, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori