Gatuso: Vetëm Juve mund të na ndalë
Megjithëse po vuan një dëmtim serioz që po emban jashtë-fushave për një kohë relativisht të gjatë, ai nuk dorëzohet por stërvitet çdo ditë normalisht dhe më shumë se kushdo tjetër në Milanelo. Bëhet fjalë për Rino Gatuson i cili po e merr veten dita ditës.

“Po përmirësohem dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt në fushë. Vrapoj rreth 10 kilometra në ditë. Mendoj të bëj një maratonë me trajnerin tim të atletikës, i cili ka vite që vrapon por këtë gjë nuk ma këshillojnë. Më mirë të stërvitem në Milanello, sepse është e rëndësishme të jesh në formë. Fakti që unë ushtroj aktivitet fizik, është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Genaro Gatuso përpara mediave.


Por Rino nuk harron të flasë edhe për Juventusin që sipas tij është kundërshatri më i fortë për Milanin në luftën për titull: “Cilësinë që kuqezinjtë kanë në këtë moment në Itali nuk e ka askush tjetër. Juventusi na bezdis falë mentaliteti të Antonio Contes. Bardhezinjtë nuk heqin dorë por mendoj se në nivelin kualitativ, jemi skuadra që ka më shumë se të tjerët”.
Shtuar më 10/11/2011, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori