Gatusso: Mendojmë për Sassuolon dhe Chievon, pastaj për derbin
Milan do të presë në "San Siro" Sassuolo-n për javën e 26-të të Serie A, për këtë ndeshje në konferencë për shtyp doli trajneri Gennaro Gattuso, i cili preku temat më kryesore të kësaj ndeshje.

Gattuso e nisi me një falënderim për tifozët, që do të jenë mbi 60 mijë për këtë ndeshje, por u përqendrua të flasë vetëm për Sassuolo-n duke lënë mënjanë derbit që është pas dy javëve. Më tej trajneri tha se skuadra po kalon një moment të mirë fizik falë punës që është bërë 8 muaj më parë dhe tani për ta janë 14 finale deri në fund të sezonit.

Sassuolo - E njoh De Zerbi-n mirë, vitin e kaluar më hoqi një vijë e gjysmë. Kam vetëm 1 pikë me të. E di se çfarë trajneri është dhe çfarë futbolli pëlqen. Është një skuadër që nëse nuk e respekton, mund t'ju dëmtojë, ne po përgatitemi si një ekip i shkëlqyer.

Suso - Për mua nuk është një problem Suso. Teknikisht jemi mësuar me të, ka qenë një muaj i qëndrueshëm dhe po paguan pasojat e dëmtimit.

Piatek – Mund të ndodhë që të ngecë në disa ndeshje. Ai është i qetë kur vjen në Milanello, po ashtu edhe me shokët e skuadrës. Ai është shumë punëtor dhe humori i tij nuk ka ndryshuar pas ndeshjes ndaj Lazio-s.

Paqueta – Ai duhet të pushojë pak, ka luajtur shumë ndeshje së fundi. Ai shqetësohet shumë kur duhet të mbrojë dhe duhet të mësojë të luajë në të dy pjesët e fushës në të njëjtën mënyrë. Ndihet i qetë kur ka topin, por është i shqetësuar kur mbron. Duhet të përmirësohet.

Romagnoli - Rinovoi kontratën 8 muaj më parë dhe është lojtar i rëndësishëm, kapiteni i Milanit. Duhet të vazhdojë të rritet, sepse mund ta bëjë këtë. Është mirë nëse klubet e mëdha vendosin sytë tek lojtarët tanë, por ai mbetet këtu.

Cutrone - Ai duhet të punojë me entuziazëm dhe dëshirë. Pyetja nuk është Piatek, por ne po luajmë me vetëm një sulmues. Ai duhet të vazhdojë, sepse në futboll gjithçka të rikthehet. Gjëja e rëndësishme është që të kemi respekt për ata që janë pjesë e Milan-it, ai e di mirë këtë.

Andre Silva - Kam bërë gjithçka për ta bërë atë të qëndrojë, por edhe me Locatellin. Pastaj, kur një lojtar merr një vendim, duhet ta respektojmë atë. Silva është i fortë dhe mund të rritet. Rikthimi? Pyetni Maldini, Leonardo dhe Gazidis. Tani ai është një lojtar i Sevilla-s, i cili ka të drejtën e blerjes. Ai nuk ka luajtur me vazhdimësi të madhe, por gjithmonë e kam konsideruar si lojtar interesant.

Prag derbi - Unë vetëm mendoj se ne duhet të mendojmë për Sassuolo-n dhe pastaj Chievo-n. Ne duhet të bëjmë punën tonë, renditjen do ta shohim kur të vijë derbi.

Në fund Gattuso e mbylli me një kritikë ndaj gazetarëve, të cilët e cilësuan si stil spanjoll lojën e Milan-it në ndeshjen ndaj Lazio-s për Kupën e Italisë. Trajneri tha se është një modul loje që ai ndjek, e gjithë skuadra mbron në linjë me topin dhe del nga zonat e ngushta me pasime për të gjetur kundërshtarin të papërgatitur në sulm. Ai beson se në futboll duhet të sjellë ide të reja, por nuk e harron shkollën e vjetër italiane.
Shtuar më 01/03/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori