Gatusso "ngre në qiell" Suso-n
suso gatuso
Kreu i pankinës së Milanit, Genaro Gatusso ka vetëm fjalë të mira për yllin e skuadrës, Suso, heroi i kuqezinjvë me dy golat e tij në fitoren 4-1 ndaj Sasuolas.

Trajneri i kuqezinjve thuri lëvdata për xhevahirin spanjoll pasi në konferencën pas ndeshjes tha me besim të plotë se 24 vjeçari është në gjurmët e Lorenzo Insinjes që aktivizohet me Napolin.

Nuk vonoi shumë as kundërpërgjigja e vetë lojtarit që e cilësoi Gatusson si një trajner fenomenal. Milani u rikthye tek tre pikët, por e rëndësishme është se në kampin kuq e zi ka atmosferë pozitive edhe pse skuadra ndodhet në një situatë aspak të favorshme. Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 10 në kuotën e 9 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori