Gatusso: Po u largua Kaka, katastrofe
Albeu.com
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, nuk dëshiron të komentojë në lidhje me largimin e Leite Kaka, përderisa nuk ka asgjë zyrtare, por pranon se do të jetë dëm nëse braziliani largohet.“Përderisa transferimi nuk është zyrtar, do të ishte më mirë të mos komentoja. Nëse ai largohet, atëherë do të jetë shumë zhgënjyese, pasi Milan do të humbë një kampion, një person i cili mund ta sjellë fitoren kur është në formë”, ka thënë Gattuso.

“Nëse Milani vendos ta shesë Kakan, ky është vendim i klubit pasi ata tashmë e kanë vlerësuar situatën”, ka shtuar italiani.

Mediat italiane dhe spanjolle shkruajnë se Kaka është në prag të kalimit në Real Madrid, ndërsa kjo do të zyrtarizohet të hënën. Braziliani raportohet se do të mbajë fanellën me numër 5 në Santiago Bernabeu.
Shtuar më 04/06/2009, ora 01:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori