Gatusso rrezikon derbin
Gennaro Gattuso rrezikon të mungojë në derbi. Pezullimi i trajneritMilan gjithsesi nuk konsiderohet as i shlyer dhe as i dënuar. Gjithçka do të varet nga relacioni që do të kenë shkruar zyrtarët e ndeshjes, veçanërisht arbitri kryesor Pairetto dhe arbitri i katërt, Ghersini, shkruan Albeu.com

Gattuso protestoi për një goditje dënimi të mohuar në favor të Milan për ndërhyrje të gabuar ndaj Paqueta-s, me brazilianin që qëndronte i shtrirë në fushë, pas përplasjes me Doussie. Gjatë protestës së teknikut kuqezi polemizoi me atë edhe Meggiorini.

Larmishmëria e pezullimit të mundshëm ndaj trajnerit Gattuso nis me më të lehtin: një dënim të thjeshtë, deri në një skualifikim disa javor, në rast se milanisti ka lëshuar fjalë të rënda, veçanërisht kërcënuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Vendimi përfundimtar do të mësohet të martën, kur do të publikohen masat e gjykatës sportive. /albeu.com/

Shtuar më 09/03/2019, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori