Gatuzo: Ky Milan më kujton atë të Ançelotit
Xhenaro Gatuzo debuton sot foli për pritshmëritë e hapit të parë si trajner kuqezi:

“Me Vinçencon kam një marrëdhënie të mirë dhe ballafaqohemi çdo ditë. Ai më fton shpesh në stërvitjet e ekipit të parë, por nuk dua ta shqetësoj. Më të gjithë ekipin e Milanit mund të them se kam raporte të mira, Muzakio dhe Çalhanoglu më kanë kërkuar të bëja foto me ta”.

Për ‘Rinon’ Milani aktual ngjason me atë të Ançelotit. Ja si e argumenton ai: “Kur Ançeloti drejtonte Milanin, në skuadër afroheshin lojtarë teknikë dhe mesfushorë shkatërrues ishim vetëm unë dhe Ambrozini.

Organika aktuale ngjason me atë të Karletos”. Në lidhje me lojtarët që i kanë bërë më shumë përshtypje në skuadrën e këtij viti, Gatuzo veçoi Frenk Kesin duke theksuar: “Fizikisht ka parametra fantastikë, madje shënon edhe gola. Mendoj se është më i fortë se unë dhe një blerje e goditur e klubit”. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori