Gaz Demi dekorohet nga Thaçi me dekoratën e lartë presidenciale (FOTO LAJM)

Pas titullit kampion, presidenti i Partizanit, Gaz Demi dekorohet me titullin "Urdhri i Pavarësisë". Numri 1 i klubit të kuq e mori këtë titull nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me motivacionin "Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës".

"Me motivacionin “Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës”, Presidenti i FK Partizanit, ka qënë sot i ftuari special i Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili i ka akorduar “Medaljen” përkatëse dhe “Urdhrin e Pavarësisë". Kjo është dekorata më e lartë presidenciale që dorëzohet në Republikën e Kosovës."-thuhej në njoftimin e klubit të kuq.
Shtuar më 14/06/2019, ora 21:48
Rrumpall
e Premte 14 Qershor 2019, Ora 21:55
Po çfare kontributi ka dhene ky per pamvarsine e Kosoves???
Po sa persona kane dhene kontribut dhe gjak dhe nuk vlersohen!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori