Gazeta angleze: Pogba rikthehet te Juventusi
Juventusi më në fund ka vendosur që të rikthejë Paul Pogban në "Allianz Stadium" në merkaton e verës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Daily Express”, i cili nënvizon se drejtuesit italianë e kanë vënë mesfushorin francez në krye të listës së tyre të shpenzimeve.

Mesfusha sivjet është pikërisht reparti që ka lënë më shumë për të dëshiruar te 7 herë radhazi kampionët e Italisë dhe një përforcim i rëndësishëm si ai i Paul Pogbasë do të shtonte më shumë cilësi në të.

Pa dyshim që për një lojtar si kampioni i Botës shifrat do të jenë sigurisht të rëndësishme dhe oferta që Zonja e Vjetër ka bërë gati është 95 milionë euro.

Pogba ka një kontratë me Manchester United deri më 30 qershor 2021, nga e cila përfiton 15 milionë euro në vit, por Juventusi është i vendosur që të shpenzojë dhe t’i garantojë të njëjtën pagë 25-vjeçarit. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori