Gazeta prestigjioze angleze “The
Guardian” i ka kushtuar një artikull klubit shqiptar, Skënderbeut. Në të flitet për dosjen ku dyshohet për trukime ndeshjesh.
The
Guardian shkruan se
askush më parë në historinë e futbollit nuk ka trukuar ndeshje si
Skënderbeu dhe se
klubi ka
funksionuar si mjet i krimit të organizuar.
Shkrimi i "The
Guardian" për Skënderbeun:
Një ndër klubet kryesore të Shqipërisë është akuzuar në një raport të UEFA-s se ka manipuluar ndeshje për qëllime bastesh dhe mund të dënohet deri në 10 vite.
Tifozët e Skënderbeut u mblodhën në mbështetje të klubit, pasi mësuan akuzat, të cilat janë mohuar nga ata që akuzohen. Në Korçë e duan ekipin e tyre të futbollit dhe kjo është arsyeja pse, më 21 shkurt, mijëra banorëve të qytetit u mblodhën për të kënduar për
Skënderbeu. Tubimi u shtri në rrugën kryesore dhe një tabelë qëndronte midis shamive dhe parullave. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Mos e mbytni ëndrrën tonë”.
Raport i UEFA-s aludon se gjashtë herë kampionët kombëtarë, të cilët konkurruan në fazën e grupeve të Europa League këtë sezon, janë ndaluar nga garat e saj për një periudhë 10-vjeçare. Nëse organi qeverisës, etika dhe organi disiplinor pajtohen,
klubi nuk do të lejohet të marrë pjesë në kompeticionet evropiane.
Raporti del në përfundimin se “
Skënderbeu ka trukuar ndeshje futbolli siç nuk ka bërë
askush më parë në historinë e këtij sporti.
Klubi ka
funksionuar si një mjet i krimit të organizuar”.
Megjithatë UEFA nuk e ka konfirmuar apo mohuar vërtetësinë e dokumentit.
Shtuar më 19/03/2018,
ora 17:10