Gazeta italiane “Il Messaggero” i ka kushtuar një artikull të veçante, gardianit kuqezi, Thomas
Strakosha, që prej kohësh është konfirmuar si titullar absolut në portën e Lazios. Në moshën 21-vjeçare ai debutoi me fanellën bardhekaltër në sfidën ndaj Milanit.
Pavarësisht se lazialët u mundën, paraqitja e tij u vlerësua maksimalisht. Forma e Strakoshës ka bërë që lënia jashtë e Marcchetit të mos ndihet nga askush.
Strakosha,
pavarësisht moshës fare të re shfaqet si një portier me shumë eksperiencë. “Il Messaggero” shkruan se
nëse Strakosha vazhdon me të tilla ritme, Lazio ka të
garantuar portën edhe për 10 vitet e ardhme. 21-vjeçari dita-ditës po konfirmohet si një talent që të ardhmen e ka të
garantuar.
Nëse Lazio deri më tani ka arritur të renditet në zonën Champions, pa disukutim që meritë ka dhe
Strakosha, i cili me pritjet e tij u ka dhënë bardhekaltërve 12 pikë. Thomas
Strakosha është lideri i portës së Lazios dhe të gjitha duartrokitjet shkojnë për të./albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 14:52