Gazeta serbe: Shqiponjat e zeza
Pëlqej
Me siguri, në një kuic për një milion dinarë, në pyjetjen se kush ishte trajneri i parë serb që stërviti tre ekipe kampione europe, ju do të zgjidhni emrin Radomir Antiç. Kjo për shkak se askush nuk e kujton më Ljubisa Broçiç. Nuk është aspak çudi. Historia e pas luftës e kishte të lehtë ti fshinte njerëzit nga librat dhe fotot.

Një ditë ishe, ditën tjetër nuk ishe më, madje edhe ish-miqtë thoshin që nuk ju njohin. Diçka e ngjashme i ndodhi dhe Ljubisës, një nga lojtarët më të rregullt të Sk Jugosllavija, paraardhësi shpirtëror i Yllit të kuq. Por ai bëri emër vetëm si trajner. Thuhet që në idetë e tij kërkonte të krijonte një ‘lojtar universal’, dhe se më pas, në vitet 50′, bëri të kuptohej rëndësia e stërvitjes dhe profesionalizmit. U vendos në pankinën e Yllit të kuq dhe ishte përzgjedhës i kombëtares për kupën e Botës 1954, ku ndodhi dhe ai episod fatkeq. Duket si diçka e shkruar nga Kafka. U akuzua se kontaktoi me çetnikët e emigruar në Brazil në udhëtimin me ekipin kombëtar (në turneun që ishte prestigj).

Brocice u pa duke folur me refugjatë serbë, megjithatë pjesën tjetër të jetës ai e kaloi duke thënë me vendosmëri se arsyeja e vërtetë për dënimin ishte se nuk lejoi shefat të zgjidhnin lojtarët e ekipit.

Atij ju ndalua që të rikthehej në atdhe. Udhëhoqi në total 7 kombëtare dhe 11 klube në të gjithë botën, nga të cilat 6 muaj tek Barcelona, një sezon tek PSV Einthoven dhe pothuaj 3 në Torino tek Juventus në pranverën e 1958, ku u shpall kampion dhe i dha skuadrës titullin e dhjetë dhe yllin e parë në fanellë.


Gazeta serbe : Shqiponjat e zeza

Por “faji” i tij, për të cilin po e shkruajmë dhe këtë artikull, fillon shumë kohë para aventurës italiane madje edhe episodit fatkeq në Brazil.

Është viti 1946, plagët e luftës nga periudha e përgjakshme e bombardimit të Ballkanit janë ende të freskëta. Enver Hoxha vendos nën grushtin e tij të fortë dhe mizor të vuajturën dhe të varfrën Shqipëri. Hoxhën e kishte zënë paranoja dhe mendonte se kishte vetëm një mik : Jugosllavinë dhe TIton.

Broz dhe Moshe Pijade e kishin Shqipëriinë në plan si republikën e shtatë, por ndërsa kjo nuk ndodhi, në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, ata kishin dërguar profesionistë të mirë për të ndihmuar popullin dhe shtetin shqiptar.

Inxhinierë, arkitektë, mësues… si dhe trajner futbolli. Ljubisa Brocic do të mbahet mënd gjithmonë në analet e futbollit shqiptar si trajneri i parë i rregjistruar i ekipit kombëtar, dhe për një kohë të gjatë si më i suksesshmi për një popull që e do me të vërtetë futbollin. Në tetor 1946, në Tiranë mbahet Kupa Ballkanike, turneu i katër kombeve, të cilën Shqipëria, pavarësisht humbjes fillestare 2-3 me Jugosllavinë, do ta fitonte. Ai do të mbetet i vetmi trofe të cilin “shqiponjat e zeza” kanë fituar.

Dhe mbase, në vitin 1948, sikur Shqipëria mos ishte prishur me Jugosllavinë, që dërgoi Shqipërinë e Hoxhës në izolim duke ndërtuar bunkerë nga kufijtë deri në qëndër të vëndit, ka të ngjarë që historia e futbollit shqiptar të ishte e ndryshme dhe më e suksesshme. Në fillim do të niste rritja, dhe më pas frytet e fitoreve. Bojkoti i Shqipërisë i bëri ata të jashtëm në futboll, dhe Brocice u mjaftua me një copë letër, edhe pse ai mbase meriton një stadium me emrin e tij në “vëndin e shqiponjave”, qofte dhe vetëm për faktin që përfaqësoi rritjen e embrionit të futbollit shqiptar në vitet e para të tij.

Ai gol i Bekim Balaj në Aveiro, teksa bëri atë kthesë dhe dërgoi topin fortë në rrjetën e Rui Patricios, që i dha Shqiprësië tre pikët e para në grupin tonë në Portugali, teksa ne mbyteshim me barin dhe atmosferën e keqe në Autokomanda, ishte qershia mbi tortë e progresit të italianit Gianni de Biasi, që të kujton Brocicin për ekipet e drejtuara. Dhe ky për ne, që i shofim “fiset e egra nga jugu” me mëndjemadhësi, arrogancë, gjithmonë me përbuzje e shpesh me urrejtje, ishte një shok i madh.

De Biasi ktheu ekipin e talentuar shqiptar, por shpesh herë dembel e të padisiplinuar në një ekip luftëtar, serioz dhe mbrojtës, i cili në 23-ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 6 herë më shumë se një gol, dhe asnjëherë më shumë se dy. Tre vite më parë, kur ai vinte për të zëvëndësuar Josip Kuze, de Biasi kaloi gjashtë mnuaj fluturim nga njëri vënd në tjetrin nëpër të gjithë Europën, kudo ku kishte fëmijë të talentuar me gjak shqiptari, duke u përpjekur ti bindë ata se nuk duhet të zgjedhin Zvicrën, Belgjikën apo Austrinë, por se duhet të marrin parasysh thirrjen e të parëve të ardheut dhe të përfaqësohen nën flamurin kuq e zi.

Me këtë patriotizëm nisi “kombi i ri”, me atdhedashurinë për vëndin, himnin, flamurin dhe me krenarinë që kanë, shqiptarët ndërtuan sukseset e para të mëdha. Kurse ne të lodhur, në siklet se jemi serbë, mund të mësojmë prej tyre. Në kualifikimet për botëror, ata vërtetuan se janë të padorëzuarit e ballkanit, kur deri katër raunde para fundit ishin në vënd të dytë, por më pas erdhën ato tre humbje rradhazi. Tani, dy vite më pas, ekipi ka më shumë përvojë dhe duan të bëjnë një hap më tutje në grupin tonë.

Asnjëherë nuk e kemi kuptuar këtë popull – sikur kjo është një eufemizëm. Ne e kemi të vështirë ti kuptojmë edhe tani, apo dhe të shikojmë me paanësi shtetin e tyre dhe strukturat e tyre të futbollit. Shqipëria është perla e fundit e pazbuluar e Europës, vënd me natyre të bukur, me bregdet që mban erë aq të mirë sa ai malazez apo grek, një përzierje e mrekullueshme për çdo udhëtar mes lindjes e perëndimit.

Nëse di të kërkosh e vlerësosh, aty ke çdo përvojë mahnitëse. Jo vetëm vënd i bunkereve të Hoxhës, aty gjen Shkodrën, një përzierje ballkanike mes një qyteti procincial dhe modern të mbushur me gradaçela, ku të gjithë ngasin biçikleta dhe i tërheq pak gjuha serbe. Qytet në të cilin ngrihet muret e kështjellës ku është murosur Gojkovica, edhe pse shqiptarët kanë të njëjtën legjendë, por me emër tjetër (Rozafa).

Pastaj Tirana plot ngjyra, ku semaforët janë thjesht zbukurim, ku në një distancë prej 50 metrash mund të shofësh një vajzë sa më mundshëm të zhveshur dhe një tjetër me kokë të mbuluar.

Një popull përbën shtetin, ashtu si ekipi që përbëhet nga lojtarët, të udhehequr nga Lorik Cana, kapiten dhe luftëtar, i lindur në Gjilanin “tonë”.

Dhe ky mund të jetë kombi i Hashim Thaçit apo i horrave të tjerë, por edhe i Esad Pashës dhe bimbashit Konde, emrat e të cilëve i kanë rrugë në Beograd, rrugë ku shumë herë keni kaluar pa e ditur që janë “shqiptare”, apo dhe i të shenjtës Nënë Tereza. Sepse si çdo vënd i botës, siç thuhet, ka grurë dhe kashtë, dhe anasjelltas. Për ne, ata janë “Shiptari”, për ata ne jemi “shkije”, dhe ne jemi diku aty si simbol i mjerimit, varfërisë, urrejtjes së verbër, të llojeve të shakasë dhe blasfemisë, dhe nuk e kemi të qartë sesi ata mund të luajnë futboll, madje të mundin Portugalinë atje dhe pastaj të kërcënojnë që do bëjnë të njëjtën gjë në Beograd, në stadiumin që Vokrri dhe Prekazi i tyre (edhe pse është i joni) e do, dhe thonë që do festojnë për herë të parë pas 6 ndeshjes me ekipet serbe apo jugosllave, siç bënte dikur Flamurtari, i cili në atë kohë doli i fortë dhe për Barcelonën.

Dick Advocaat ka dhe më pak se një muaj për të përgatitur gjithçka, si fillim duke mundur armenët në shtëpi, dhe më pas të largojmë paragjykimet mënjanë dhe ti trajtojmë shqiptarët si rivalë të vërtetë, sepse ashtu janë. Vetëm atëhere kur të kemi bërë çdo gjë siç duhet, do të jemi në gjëndje ti themi të (pa) njohurve nga jugu : ne ja u kemi mësuar futbollin dhe ne ja u ç’mësojmë atë.
Shtuar më 22/09/2014, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori