Gazetarët ia bëjnë bajat, Pique refuzon i revoltuar tu përgjigjet
Pëlqej
Gerard Pique u shfaq tejet i nervozuar teksa ka arritur në Barcelonë pas angazhimit me kombëtaren e Spanjës.

Ai u ndal menjëherë nga gazetarët spanjollë në aeroportin e Barcelonës, ku u pyet për zhvillimet brenda klubit katalanas. Pique u shfaq tejet i nervozuar dhe refuzoi të flasë me gazetarët pas pyetjeve të tyre provokuese.

Mbrojtësi ishte në qendër të kritikave pas një postimi me Neymarin, ku tha se ky i fundit do të qëndrojë.
Megjithatë, ai e futi veten në zjarr të kritikave, pasi Neymar u largua vetëm pak ditë më vonë në drejtim të PSG-së për 222 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori