Gazetari: Fergusonin e larguan pronarët
Tërheqja nga drejtimi i Manchester United pas 27 vitesh plot lavdi e trofe e Sir Alex Ferguson ka marrë një drejtim tjetër nëpër media, sa i takon shkakut të kësaj vendimmarrjeje të papritur. Njëri nga miqtë e tij më të mirë, gazetari që e ndjek klubin e "Djajve të Kuq" hap pas hapi, David Meek, ka zbuluar se trajneri skocez është detyruar të tërhiqet pas "presionit" të pronarëve të skuadrës.

Sipas Meek, Fergusoni kishte menduar që të ishte trajner edhe për vitin e ardhshëm, ndaj ky vendim e ka befasuar pa masë. Gazetari që ndihmoi në shkruarjen e autobiografisë së Fergusonit tha se "familja Glazzer" qëndron prapa këtij vendimi.

"Fergusoni ka patur në plan të jetë trajner i United edhe edicionin tjetër. Vendimi për t’u tërhequr më ka befasuar, pasi i dija mirë planet e tij. Prapa këtij vendimi qëndron "familja Glazzer", e cila ia ka përshpejtuar tërheqjen Fergusonit. Kjo është një histori më vete, e diskutuar dhe e përfunduar prapa shpinës së Sir Alex", deklaroi Meek.



Shtuar më 10/05/2013, ora 11:47
GAGGAGAG
e Premte 10 Maj 2013, Ora 11:53
E KAN PA QE A RRAKAT PLAKI EDHE JA KAN DHAN VIZEN.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori