Gazetari i njohur "shpërthen" ndaj Panuccit
Pëlqej
Gazetari i njohur, Ylli Aga, pas vendimit të trajnerit Christian Panucci, të mos flasë për mediat pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, pati një reagim të ashpër ndaj trajnerit të Kombëtares.

"Trajneri ka minimumin e detyrimit të dalë në këtë ndeshje, qoftë për të dhënë një opinion, për mënyrën se si u paraqit Kombëtarja, më pas mund të refuzojë të përgjigjet pyetjeve, qoftë për qejfmbetje që mund të jenë bërë këtu", tha fillimisht Aga.

"E kam shumë të vështirë të gjej përgjigje, për të gjitha lëvizjet e dyshimta të trajnerit, në raport edhe me atë të jashtëzakonshme në Durrës, ku mendohet se çfarë do të ndodhë, në orar kur luheshin ndeshjet e Superiores, dhe më pas, Panucci shfaqet në stilin Jose Mourinho, ku trajneri bën ironikun, dhe duke ngritur aludime që në fund nuk iu dha përgjigje. Ndjej një zhgënjim të madh, për një person që përfaqëson një kulturë të caktuar, të ketë një braktisje të tillë përgjegjësish", deklaroi Ylli Aga.
Shtuar më 11/10/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori