Zbulohet klubi i njohur dhe oferta zyrtare për Muçin: Ofruan 500-600 mijë euro
Ernest Muçi është padyshim lojtari më i kërkuar në merkato nga Superliga shqiptare. Talenti i Tiranës po bën një sezon shumë të mirë dhe ofertat nuk kanë munguar.

Gazetari i njohur, Kosta Grillo në një prononcim për “Sport Magazine” ka zbuluar se skuadra e njohur belge, Genk ka bërë ofertë zyrtare për Muçin që arrin shifrën e 500-600 mijë euro me bonuse. Kjo ofertë është refuzuar nga presidenti Halili që kërkon një shifër më të lartë për talentin e skuadrës bardheblu.

“Ne tani kemi ngelur vetëm te Muçi. Nuk ka lojtarë të tjerë të përfolur. Të vetmin lajm të konfirmuar që kam për Muçin, të vetmen ofertë zyrtare që i është bërë, i është bërë nga skuadra belge Genk. Që i ka ardhur presidentit Refik Halili por që ai e ka hedhur drejtpërdrejtë poshtë. Skuadra e Genk ka ofruar 400 mijë euro plus bonuse, diku te 500-600 mijë euro, por Halili nuk e ka pranuar, e ka cilësuar një shifër shumë të ulët për Muçin.


Ndërkohë sot shtypi ka folur për Legian e Varshavës, unë për vete nuk kam informacion. I vetmi informacion të saktë që kam e kam për Genkun e Belgjikës. Zyrtarisht Genk ka sjellë ofertën”.
Shtuar më 11/02/2021, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori