Gazetari spanjoll zbulon arsyen e vërtetë pse Mbappe nuk përfundoi tek Reali
Pëlqej
Emri i supertalentit francez Kylian Mbappe ishte i lidhur shumë me Real Madridin këtë afat kalimtar për një transferim të mundshëm në klubin Madrilen.

Në fund të afatit të transferimeve ndodhi e kundërta pasi Mbappe u huazua nga Monaco në PSG dhe u shuajti ëndërrën e shumë tifozëve Madrilen që ta shohin supertalentin 18 vjeçar me fanellën e Real Madridit, përcjell Albeu.com.

Por cila është e vërteta rreth mos transferimit të tij në skuadrën e Real Madridit. Këtë së fundi e ka zbuluar Eduardo Inda një gazetar sportiv Spanjoll.

Sipas tij, arsyeja që Real Madridi nuk transferoi Mbappe ishin tatimet e larta që klubi Madrilen duhej ti paguante federatës së futbollit Spanjoll pasi transferimi i tij do të kushton më shumë se 100 milionë euro.

Eduardo Inda gjithashtu ka theksuar se Real Madridi tashmë po planifikon që pas 3 viteve kur Mbappe të jetë 21 vjeçar, të i ofrojnë atij një kontratë afatgjate me klubin Madrilen. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori