Gazetari udhëtoi drejt Italisë për ndeshjen e Championsit, diagnostifikohet me koronavirus
Një gazetar udhëtoi drejt Milanos me skuadrën e Valencias për ndeshjen e Champions përballë Atalantës, por është diagnostikuar me koronavirus.

44-vjeçari ishte prezent në qytetin italian për ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt.

Lajmi është publikuar nga “Las Porvincias”, e cila raporton se ai ka dalë pozitiv në test dhe se analizat e testit të tij do t’i dërgohen Madridit.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi të enjten rastin e dytë me koronavirus në komunitetin e Valencias i cili, në teori, korespodon me njeriun në fjalë.
Shtuar më 27/02/2020, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori