"Gazzeta dello Sport"/ Berisha tregon pengun nga Seria A dhe shembullin që ndjek
Etrit Berisha, do të rikthehet në stadiumin “Olimpico”, këtë herë si kundërshtar i Lazios sepse që prej fillimit të sezonit, gardiani kuqezi ka veshur fanellën e Atalantës.

Në prag të këtij dueli, numri 1 i portës bergamaske kartonin e të cilit vazhdon ta zotërojë Lazio vjen me një rrëfim të gjatë në gazetën më të madhe sportive të vendit fqinjë, “Gazzetta Dello Sport”.

“Në këtë moment jam i bindur se jemi më të fortë se Lazio. Në radhët e skuadrës bardhekaltër kam kaluar momente të bukura sepse ishte një eksperiencë që më ndihmoi të rritesha edhe si njeri. Në vitin e dytë dhe të tretë mendova se do të luaja më shumë sepse një portier duhet të luajë në vazhdimësi për t’u rritur”.

I pyetur për një rikthim të mundshëm te Lazio Berigjigja përgjigjet në mënyrë diplomtike.

"Nuk e di, nuk mund ta them, nuk varet vetëm nga unë, tani dua t'i përqendroj të gjitha energjitë e mia te e ardhmja. Do të flas në fund të sezonit me drejtuesit. Pengje? Që kur kam arritur nuk kam goditur asnjë penallti, do më pëlqente ta bëja dhe në Itali, por nuk po më jepet mundësia"

Më pas, ndalet edhe tek modeli sportiv që ka ndjekur por edhe te hapat e parë të karrierës.

“Kam ndjekur Van De Sar, një portier i gjatë, me reflekse, i shpejtë dhe i zoti me këmbët. Gjithsesi, në moshën 8 vjeçare nisa të luaja si mbrojtës i majtë me skuadrën 2 Korriku, por më pas një portier mungoi në stërvitje dhe m’u desh të vendosesha në portë. Që nga ai moment nuk lëviza më”.








Shtuar më 14/01/2017, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori