"Gazzeta dello Sport"/ Manaj i bashkohet Boateng-ut në La Liga
Rey Manaj do ta vijojë karrierën në La Liga, atje ku e pret krahëhapur skuadra e Las Palmas-it. Sipas gazetës së njohur italiane “Gazzetta Dello Sport”, kjo skuadër ka “prenotuar” sulmuesin shqiptar dhe gjithçka është gati për kalimin e tij në klubin e Ishujve Kanarie.

Për shkak të mungesës së hapësirave te Interi, skuadra që zotëron kartonin e 19-vjeçarit, sulmuesi do të huazohet sërish në merkaton e Janarit, madje për të nisur menjëherë përgatitjet me ekipin e ri.

ekipin e drejtuar nga Quique Setien, Rey Manaj do të ketë shok skuadre një emër të madh si Kevin Prince Boateng, ndërsa kuqeziut do ti duhet të luftojë për të siguruar hapësirat e tij me spanjollin Tana, kroatin Livaja, argjentinasin Araújo dhe marokenin El Zhar.

Shtuar më 04/01/2017, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori