"Gazzeta dello Sport": Shqiptarët do të këndojnë sërish të dyja himnet
FSHF ka pasur në dispozicion 2 mijë bileta për ndeshjen ndaj Italisë, nga të cilat 1200 janë shituar. Ndërkohë mediat italiane kanë zbuluar se gjithsej deri më tani në "Renzo Barbera" janë shitur 20 mijë bileta, një pjesë e tyre të blera dhe nga shqiptarë që jetojnë në Itali, raporton Albeu.

Kështu të paktën shkruan "La Gazzeta dello Sport" që evidenton se stadiumi nuk do të jetë i gjithi i "të kaltërve". Për momentin sipas tyre numri i tifozëve shqiptarë do të jetë i madh, dhe ashtu siç bënë në Genoa, ata do të këndojnë në kor dy himnet, të vendit të tyre të lindjes dhe të vendit ku jetojnë. Ata pritet të fortmojnë një spektakël të bukur në stadiumin e Palermos. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori