"Gazzetta dello Sport": Milot Rashica ylli i së ardhmes
Milot Rashiça është një nga talentet më premtues në të ardhmes. Përveç jehonës së madhe që po i bëhet në Holandë, së fundmi për djaloshin e Viteses kanë filluar të thurin elozhe edhe mediat italiane.

Gazzetta Dello Sport”, në suplementin e saj të përjavshëm ka bërë një përzgjedhje të 50 futbollistëve nën 20-vjeç, që do të jenë nesër në elitën e futbollit Botëror.

N ëtë ka shumë emra të njohur ajo që bie në sy është se në listën e këtij artikulli është dhe emri i Milot Rashicës.
Në profilin e përshkrimit të 19-vjeçarit nga Vushtria, “Gazzetta” e nis me ngacmimin,

“Një Europian si titullar me De Biasin? Është e mundur. Ai është një anësor i paparashikueshëm, i cili pëlqen që gjithmonë t'i driblojë kundërshtarët. Në sprint dhe në rezistencë ka një nivel shumë të lart. Golat në Eredevise i feston gjithmonë me shqiponjë", shkruan gazeta italiane. /albeu.com/

Shtuar më 26/01/2016, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori