Gega: Dolëm pa humbje, kjo e rëndësishme
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, nuk e ka cilësuar si një dramë barazimin ndaj Kastriotit. Ai mendon se fusha ishte skandaloze dhe Rexhepi gaboi.

Barazimi - "Jam i kënaqur me një pikë. Një fushë skandaloze përsa i përket cilësisë. Sportdashësit u sollën mirë. Dolëm pa humbje, kjo e rëndësishme".

Titulli - "Kjo ndeshje i pat të gjithë elementët për të qenë në tension. Vendimet e gjyqtarëve, nuk mund t'i paragjykoj, por dolëm me të kuqe. Kishim mungesa dhe do të kemi më shumë mungesa. Rexhepi me të kuqe dhe Atanda me 4 të verdhë".

Atmosfera e titullit - "Të jem i sinqertë, personalisht gjatë gjithë javës si unë, si presidenti si drejtori nuk mendojmë se ka mbaruar. Ne nuk mendojmë ende, por të jemi me këmbë në tokë. Duhet t'i marrim ndeshjet seriozisht. Duhet të mendojmë vetëm për Laçin. Ka dashamirës që e bëjnë festën përpara, por kur të vijë momenti do i shohim ëndrrat".

Dëmtimet dhe formacioni - "Fusha nuk na la për të luajtur. Ne vijmë nga fusha sintetike dhe të luash me gropa para 5 metërshit ishim në tension. E vështirë do të jetë, pasi themi kemi 25 vetë, por secili ka pozicionin e tij. Jam i kënaqur me Atandën, shumë i kënaqur me Kalarin. Do të mundohemi të adoptohemi shpejt për Laçin dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura".

Rexhepi - "I tërhoqa vëmendje që në pjesën e parë. Ishte e panevojshëm kartoni i verdhë në mesfushë. Të mos merremi em gjyqtarët, pasi kishte gjëra për të dyja palët. Rexhepi gaboi, ishin të panevojshme. Kartoni i dytë dhe mund t'u evidentonte".

Asist Tiranës dhe Luftëtarit - "Ne donim t'i jepnim asist vetes tonë. Doja 3 pikë, pasi doja të ishim të qetë. Nuk kemi punuar për njeri, sa të jem unë këtu nuk do të ndodhë. Rezultatet tona ndikojnë në garë". /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori