I vihet tritoli një banese në Durrës
Gega: E harruam humbjen ndaj Laçit, kërkojmë fitoren ndaj Flamurtarit
Skënder Gega përcolli optimizëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Flamurtarin. Trajneri i të kuqve pret reagimin e skuadrës me fitore ndaj vlonjatëve.

Si është situata pas humbjes në Laç?

Mbas një humbjeje me sa shoh është rritur interesimi e medieve. Ju uroj mirëseardhjen! Është rrugë e gjatë, nuk e kemi të garantuar se nuk thyemi, por është diçka që ka kaluar.

Ju zhgënjeu humbja?

Kështu është futbolli. Çdo gjë ka një arsye. Rëndësi ka që ne jemi të fokusuar dhe kemi nxjerrë edhe mësimet pas humbjes.

Ç’mund të thoni tani për atë gabim të arbitrit?

Kam lexuar, jetojmë në një vend të vogël, ku ka ndikime. Nuk duhet të abuzohet me fjalën e trajnerit, nuk kam thënë vdiq futbolli. Nuk kam për të ndryshuar, në çdo lloj pozicioni që të jem. Nuk i kemi borxh njeriut, kemi zgjedhur një formë të punës që të bashkëpunojmë mes njëri-tjetrit.

Gjendja që po kalon Flamurtari ua bën më të lehtë…

Çdo ndeshje e lehtë merret vesh pas 90-minutëshit. Flamurtari është klub shumë i mirë, pavarësisht problemeve, ka cilësi. Ne jemi në gjendje optimale, përveç Hysenajt që nuk është ingranuar akoma me ekipi si prurje e re. Do të dalim të fortë.

Si është përgjigjur skuadra pas humbjes në Laç?

Përgjigja qe e mirë, pasqyra ishte diçka tjetër. Ekipi punon, jam me fat që punoj me këtë grup sepse e njohin përgjegjësinë. Jemi munduar të kritikojmë, të shikojmë ku nuk funksionoi.

Partizani kishte mundësinë të merrte arratinë…

Kur ka filluar kampionati nuk kemi qenë qenë 7 apo 8 pikë larg rivalëve. Rëndësi ka që djemtë po mundohen. Nuk ka kurrfarë presioni nga unë dhe presidenti.

A ka një vetëkënaqësi te Partizani?

Të jem i sinqertë, në Laç shkuam me shumë besim. Gjatë 90 minuta ka episode, edhe në derbi ka pasur një pjesë “jo”, megjithatë e rëndësishme është t’ia dalim. S’ka 90 minuta perfekte.

Partizani nuk i ka zhvilluar ende ndeshjet me rivalet e forta…

As Teuta dhe Kukësi nuk kanë luajtur ende kundër nesh. Edhe ata kanë ndeshje me ne, kështu që jemi gati.

Gjici ka thënë se Partizani merret vetëm me Kukësin…

Asnjëherë nuk jemi marrë me ta, asnjë futbollist. Nuk kam asnjë koment. Jam në fokus te Partizani, kjo është familja ime.

Ibrahimi dhe Idrizi në krahun e djathtë, mund të funksionojë?

Ishte një zgjidhje, sepse nuk donim që Atanda të dilte përpara. Ndonjëherë do të fillohet me Idrizin ose me Ibrahimin. Jo çdo ndryshim që bëjmë i merr frytet menjëherë. Ka qëlluar që ndërrimet kanë pasur efekt, ose jo. Rëndësi ka që të bëjmë progres, jo regres.
Shtuar më 22/02/2019, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori