Gega: Jam i kënaqur për marrjen e 3 pikëve
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega në fund të ndeshjes ishte i lumtur që skuadra e tij mori 3 pikët e plota ndaj Luftëtarit.

• E kishit menduar të veshtirë ndeshjen sot?

"Po e kam menduar, unë personalisht po. Në kryeqytet skuadrat nga rrethet vijnë dhe mundohen të shfaqin gjithçka. Jam i kënaqur nga 3 pikët. Kishim gabime brenda lojës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi problemet tona.

• Reagimi i skuadrës pas golit?

"Kam kohë që e parashikoj që Partizani do haj të njëjtin gol. Nuk më pëlqeu mënyra se si e pësuam golin. Bëmë disa gabime. Janë lojtarë të kalibrit të lartë dhe bëjnë gabime. Rëndësi ka që ekipi të marrë përgjegjësi.

• Cfarë i kërkuat skuadrës që të ndryshonte në pjesnë e dytë?

"Unë si natyrë nuk kam qef të dorëzohem. Nuk doja të shikoja asnjë me kokën ulur. Në lojë shfaqen karakteret indiviuale. U thashë që nuk duhet të ndihemi të fyer, sepse nuk jemi ekip i pathyeshëm. Rëndësi ka që të luajmë me më agresivitet dhe të reagojmë. Jam i kënaqur sepse e shpërblyen të gjithë mundin.

• Sulmuesi që mund të vijë në janar?

"Hebaj doli në nxehmje por nuk u aktivzua sot. Por të jem i sinqert unë aktivizoj atë që më jep siguri në stërvitje. Unë nuk kam asnjë lloj paragjykimi qoftë nga mosha dhe e kaluara. Mensah dhe Bardhi bënë shumë mirë. Kur bie ritmi jam i detyruar të bëj ndryshime. Asnjë gjë nuk është absolute, ky është ekipi dhe të gjithë do e kenë shansin. Nëse e shikojnë si shans të madh aktivizimin me Partizanin atëherë unë do i mbështes. Në janar shumë gjëra mund të lëvizin. Duhet të jemi me këmbë në tok dhe jam i përqendruar te Mensah, Bardhi dhe Hebaj. Do ulem me klubin dhe do të bisedoj edhe për fazën tjetër. Për fat gjërat po duken më qartë dhe ideja ime dhe e klubit do të jetë e njëjtë. Mund të ketë sulmues, organizator ose lojtarë të çdo reparti.

• Goli i avantazhit, ishte nje faull ndaj portierit aty te ai rast?

"Të jem i sinqertë nuk e kam parë fare Bardhin në momentin e parë. Besoj se ka një kontakt fizik, por jo me qëllim. Janë takuar në një pikë me portierin, megjithëse edhe po ta jepte faull mund të ketë qenë 50 me 50. Janë bërë edhe raste më flagrante dhe nuk janë dhënë.

• Rasti te prekja e topit me dorë?

"Mundohen të jenë të kufizuar dhe arbitrat. Ka variante pa fund. Dora e hapur, shumë afër etj. Për mua është e thjeshtë kur topi prek dorën ndalon drejtimin e topin dhe duhet të jepet penallti. Edhe në atë rast topi e ka ndryshuar drejtimin e topin dhe për mua ishte penallti.

• Penalltia e dhënë?

"Jam trajner i Partizanit dhe kjo na ka ndodhur edhe në Lac. Sipas mendimit tim lojtari i Gjirkoastrës ka shkuar te trupi i lojtarit tonë. Unë nuk para bërtas për kartona. Më shqetësoi ai mbrojtësi i Gjrikostrës pasi ishte shumë agresiv dhe mund ta dëmtonte Trashin. Ai e kishte një karton të verdhë, por unë nuk pash ndonjë qëllim që ai të merrte të verdhin e dytë. Asgjë nuk është absolute", përfundoi Gega.
Shtuar më 21/10/2018, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori