Gega mund të marrë drejtimin e Tiranës? Dyshimet marrin fund (FOTO LAJM)

kënder Gega nuk ra dakord para pak ditësh të drejtonte Al Ramtha në Jordani, ndërkohë që së fundmi emri i ka dalë si opsion për të pasuar Julian Ahmatajn. Ky i fundit rrezikon vendin e punës te Tirana pas humbjes me Kukësin.

Gega u mendua si opsion dhe sigurisht ai i ka lexuar ato që kanë shkruar mediat. Reagimi i tij ka ardhur përmes një fotoje të postuar në llogarinë e tij në "Instagram", ku njofton se po fluturon drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pranimi i një oferte nga Tirana, pikërisht para derbit me Partizanin, sigurisht që do të pritej mirë nga tifozët e kuq, të cilët një vit më parë përjetuan emocionet fantastike të fitimit të titullit me Gegën si trajner i "demave të kuq".
Shtuar më 09/12/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori