Gega: Nuk jemi euforik, i marrrim ndeshjet me qetësi
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli sot para mediave në prag të ndeshjes me Luftëtarin që do të zhvillohet këtë të dielë në “Selman Stërmasi”. Gega tha se skuadra e tij nuk është euforike dhe se i merr ndeshjet me radhë.

“Në çdo ndeshje kemi pasur probleme dhe jemi munduar ti korrigjojmë. Në asnjë vend të botës nuk ka ndeshje perfekte. Me Gjirokastërën është sfidë e re, do mundohemi ta përgatisim mirë. I vetmi shqetësim ka qenë dëmtimi i Hoxhës, por ne kemi besim të plotë te Xhika.

Unë mendoj se çdo stërvitje mund të ketë eufori. Mendoj se puna e stafit kjo është, mos të dali grupi nga kontrolli. Jemi një familje e mirë me profesionista. Nuk besoj se ka vend për eufori”, tha Gega. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2018, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori