Gega: Partizani do të kërkojë lojë dhe fitore me Kukësin
Partizani do të respektojë deri në fund kampionatin dhe do të synojë fitoren ndaj Kukësit. Trajneri Skënder Gega kërkon respektim të tifozëve dhe sqaron takimin me presidentin e Skënderbeut, Takaj.

Nuk do të jetë një punë angari. Partizani do të vlerësojë maksimalisht ndeshjen ndaj Kukësit në "Selman Stërmasi", edhe pse e ka fituar ndërkaq titullin e Superligës.

Trajneri Skënder Gega gjykon se ka arsye të forta për të luajtur seriozisht, duelin e javës së parafundit. Gjatë sezonit nuk kanë munguar ngacmimet, siç ishte ai i presidentit kuksian, Gjici, për gjunjët e Partizanit.

Tre lojtarë të Partizanit u thirrën në kombëtare nga trajneri i ri, Edi Reja. Një takim i Gegës me presidentin e Skënderbeut, Takaj, ka bërë që të lindin spekullime. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori