Gega vlerëson suksesin : Sulmi më la shije të keqe, Bardhi do mësojë
Partizani ia doli të fitojë me vështirësi me rezultatin 1-0 në Kamzë, ndërsa trajneri Skënder Gega analizoi si një ndeshje të vështirë dhe është i kënaqur me rezultatin, por pret të ketë më shumë finalizim.

Çfarë iu thatë lojtarëve në pjesën e dytë?

Unë iu them të njëjtën gjë gjithmonë. Nëse do të fitosh një ndeshje duhet të respektosh kundërshtarin. Në pjesën e dytë rritëm ritmin, luajtëm me disiplinë dhe në grup. Patëm probleme me mungesën e Trashit.

Hebaj nuk është sulmuesi i duhur, apo Partizani luan pa sulmues të deklaruar më mirë?

Hebaj nuk është aq i shpejtë, por është efikas në zonë. Bardhi luan ndryshe. Asgjë nuk ndryshon as për Hebajn.

20 ndeshje 20 gola të shënuar, a po luan me zjarrin Partizani? S’keni lojtar goli!

Është e vërtetë se s’po i zgjidhim shumë shpejt ndeshjet, kjo tregon se kampionati është i fortë. Është luks që me skuadra si Kamza t’i mbarosh ndeshjet në pjesën e parë. Nuk e di kush mund ta zgjidhi më shpejt, por edhe Bardhi e Asani janë lojtarë me tipare sulmuese. Sot më pëlqeu loja në grup, në pjesën e parë dhe më shumë në të dytën.

Problemet e Bardhi-Telushi-Hebaj...

Telushi ishte ndërrim i detyruar. Është me një ftohje, është me probleme shëndetësore. Hap probleme nëse nuk vrapon, prandaj u zëvendësua. Rrjedhshmëria nuk ishte ajo që kërkoja, ndoshta nga klima, ndoshta nga fusha por duhet të jemi më konkret sepse gjerat vështirësohen më tej.

Bardhi u konsumua pak sot në pjesën e dytë të fushës, duke mbuluar edhe mesfushën. Do mësojë, është i ri. Doli sepse edhe Cardozo dhe Mensah të tregojnë diçka. Asgjë s’është perfekte, por ia arritëm qëllimit të shkojmë në një ndeshje tjetër me fitore.

Rreziku nga kartonat e kuq, Asani-Bonan dhe Trashi ndaj Skënderbeut?

Trashi e mori kartonin e kuq në të qindtat e sekondat. 7 minuta shtesë në Korçë na e shtuan presionin, dhe Trashi është person që e ndjen fanellën. Ai po rritet, dhe kur rritesh njerëzit gabojnë. Ne jemi natyrë që t’i sheshojmë këto gjëra, dhe të mos e rëndojmë veten me kartonë. Rastin e Asanit nuk e pashë, por kolegët më thanë se ishte e panevojshme. E kuqja mund të ishte e drejtë për të dy. Nga 18 veta që kemi, edhe një të dalë, na dëmton. Janë gjëra që nga jashtë nuk i kemi në dorë.

Shtuar më 03/02/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori