Genaro Gattuso tregon skuadrën favorite për fitimin e Serie A
Genaro Gattuso vlerësoi "shpirtin" që tregoi në fushë Napoli i tij në ndeshjen ndaj Romës.

Të kaltrit triumfuan 4-0 në një sfidë të dominuar nga ata, përballë një skuadre që nuk njihte humbje në fushën e lojës në këtë sezon.

Në intervistën pas ndeshjes, Gattuso foli edhe për favoritët në garën për titull, duke cilësuar Interin e Contes, si skuadrën për t’u mundur.

Shpirti i skuadrës – "Ne duhet të luajmë me këtë intensitet në çdo ndeshje, me këtë atmosferë në autobusin e ekipit, në dhomën e zhveshjes, gjatë gjithë ndeshjes. Të mos marrim asgjë si të mirëqenë. Ajo që më pëlqeu ishte qëndrimi në fushë ndaj Romës. Kur kishte një gabim nga një shok i ekipit, ata e ndihmuan njëri-tjetrin dhe duartrokitën njëri-tjetrin, kjo është ajo që unë dua të shoh. Ndoshta është faji im, sepse mundohem t’i marr gjërat lehtë që të mos stresoj lojtarët. Tani e kuptoj që nuk duhet të lejoj kurrë asgjë të shkojë përtej limiteve dhe nuk kam mundësi t’i kaloj lehtë. Kohët kanë ndryshuar".

Favoriti – "Sipas mendimit tim, Interi është skuadra për t’u mundur. Ata kombinojnë cilësinë me forcën fizike, kanë shumë mundësi në dispozicion dhe ata janë favoritet. Pastaj është Juventusi, i cili është mësuar të jetë atje lart2, u shpreh Gattuso.
Shtuar më 30/11/2020, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori