Genoa e interesuar për Gattuson, ky është vendimi që ka marrë ish-trajneri i Milanit
Ndeshja ndaj
Milanit është deçizive për trajnerin e
Xhenoas.
Në rast se humbet, Aurelio Andreazoli, do të shkarkohet direkt nga presidenti i
klubit.
Si alternativë zëvendësuese ishte menduar Xhenaro Gattuson.
Sipas raportimeve që bën "Sport Mediaset" mes Gattusos dhe presidentit të
Xhenoas ka pasur një komunikim në telefon, ku ky i fundit i ka ofruar ish-futbollistit të
Milanit, postin e trajnerit.
Mirëpo Gatusso e ka refuzuar menjëherë ofertën.
Kështu tre alternativat për të marrë drejtimin e
klubit të Ligurias, janë Stefano Pioli, Davide Nikola dhe Tiago Mota, që mbylli aventurën te 19-vjeçarët e PSG-së.
Shtuar më 02/10/2019,
ora 18:23