Genoa-Gilardino, në mbrëmje vjen firma në kontratë
Sky Sport e konfirmon: sot në mbrëmje drejtuesit e Genoa dhe Alberto Gilardino do të hedhin firmat mbi kontratën e re që do e lidhë ish sulmuesin e Fiorentinës për 4 vjet e gjysëm me klubin e xhenovez.

Bomberi italian do të përfitojë nga kjo kontratë 1,6 milion euro në sezon dhe klubi fiorentin i ka dhënë ok-in kësaj tratative.

Agjenti i lojtarit ka rënë dakord si me klubin vjollcë ashtu edhe me presidentin e Genoa, Enrico Preziosi, i cili aktualisht ndodhet në Dubai.

Në mbrëmje do të vijë edhe firma finale, e cila do bëjë që Gilardino që nga ndeshja e ardhshme të veshë fanellën e Genoas. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2011, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori