Genoa-Inter riluhet më 13 dhjetor
Teksa dilte nga Asambleja e Ligës së Seisë A, presidenti i Genoa-s, Enrico Preziosi i bëri të ditur mediave datën kur do riluhet ndeshja Genoa-Inter, e anulluar për shkak të përmbytjeve në këtë qytet dhe vdekjes së shtatë pesonave.

Ndeshja do të riluhet ditën e martë më datë 13 dhjetor. " Nuk kemi asnjë problem përsa i përket përputhjeve me Kupat e Europës dhe për këtë pranuam që ndeshja të luhet ditën e martë", deklaroi presidenti Preziosi për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori